Situata politike në vend ende mbetet e pazgjidhur, ndërsa nuk kanë munguar as emrat që mund të shërbejnë si kryeministra të qeverisë tranzitore.
Nëse emri i Pandeli Majkos duket i pranuar dhe nga opozita, një tjetër propozim ka dalë dje në skenë.
Gazetari Dritan Hila ka pyetur kreun e LZHK-së Dashamir Shehi nëse do të pranonin si kryeministër Taulant Ballën, dhe përgjigja e ish-deputetit ka qenë po, pasi sipas tij është më mirë se Rama.
Pjesë nga biseda:
Hila: Nëse Rama shpall zgjedhjet në qershor shkoni në zgjedhje?
Shehi: Jo, me Ramën kryeministër.
Hila: Nëse vendoset Taulant Balla
Shehi: Po, më i mirë.