14:19 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A i keni ndarë rrugët me LSI-në? Meta flet më në fund për partinë e re që e paralajmëroi Rama

12:49 | 22/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë” Basha zbulon live përgjigjen për ftesën e presidentit për bashkëpunim

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dhënë fund aludimeve të shtuara se ai është gati për të krijuar një parti të re, duke braktisur dhe lëvizjen që themeloi po vetë LSI-së. Meta i përgënjeshtroi këto zëra duke thënë se nuk ka asnjë plan për parti të re, por ai do të mbështes çdo front demokratik që është kundër diktaturës.

“Ju e dini shumë mirë që presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë, dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë forcë politike, dhe as ta krijojë një parti të tillë. Fronti demokratik patjetër që do të mbështetet, pasi diktatura ka trokitur, dhe mos e merrni me shaka pasi secilit mund ti rrezikohet liria e tij.”, tha Meta në fjalën e tij, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se presidenti ishte në krijim e sipër të një lëvizje të re politike.

Në konferencën me gazetarët Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur edhe ambasadores amerikane, e cila tha se palët politike janë duke bërë pazare dhe lojëra për Reformën në Drejtësi. Meta tha se ka pasur takime shumë të shpeshta me Kim, më shumë se me çdo ambasador tjetër të SHBA-ve në Tiranë, të cilët kanë qenë me mandat të plotë.

Deklarata e bërë nga Meta: Së pari kur kam parasysh Këshillin Politik, nuk kam parasysh Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, kërkohet një nivel përfaqësimi më i lartë. Të gjitha ato çështje që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale, prandaj janë vënë këto kushte. Kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, sa më takon mua kam katër vjet që them stop lojërave në Reformën në Drejtësi.

Shikoni renditjet e Shqipërisë, këtë e tregojnë kushtet për integrimin e vendit në BE- shikoni sa kushte ishin në 2016-tën dhe shikoni sa janë tani. Presidenti nuk është aktor politik, por është kryetar i shtetit, dhe ka qenë në krye të detyrës duke respektuar Kushtetutën. Gjithçka ka qenë e mirëdokumentuar në aktet në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Le të ketë një bashkim të të gjithë këtyre palëve, dhe presidenti është i gatshëm që të tregojë se çfarë ka bërë secili prej këtyre faktorëve.

Unë nuk mund të marr përsipër të komentoj qendimet e ambasadores, por vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë pasur, e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se çdo ambasador që ka qendruar me mandat të plotë, po asnjëherë nuk iu kam lajmëruar juve që jo erdhi ambasadorja, jo iku ambasadorja. Mua për gallatë nuk më kanë, aq më tepër për çështjen e integrimit europian që ka qenë kredoja ime, që nga 8 Dhjetori i 90-tës.(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: metameta parti e re
Pas

Fëmijën 4 vjeç e zuri korenti se vajti për të pirë ujë, flet nëna: Bashkia e vráu, nuk kam lekë ta várros

Para

Meta zbulon prapaskenat: Aq herë sa kam takuar ambasadoren Kim, nuk kam takuar gjithë mandatin paraardhësit e saj

Para

Meta zbulon prapaskenat: Aq herë sa kam takuar ambasadoren Kim, nuk kam takuar gjithë mandatin paraardhësit e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.