Pas arritjes së marrëveshjes midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u ndryshuan në qeveri 6 ministra dhe posti i zvëndëskryeministrit.
Por në faqen zyrtare të Kryeministrisë pas arritjes së marrëveshjes çdo ditë publikohen takimet apo edhe angazhimet e ndryshme të ministrave të rinj, madje ato pasqyrohen edhe të detajuara. Por ajo që vihet re është se mungojnë CV e 6 ministrave të rinj dhe ajo e zëvëndëskryeminitres teknike, pasi ende në këtë faqe ekzistojnë CV e ish-ministrave.
Eksiztojnë ende CV e ish-ministrave: Arben Ahmetajt, Niko Peleshit, Lindita Nikollës, Petrit Vasilit , Olta Xhaçkës, Ogerta Manastirliut dhe Ermonela Fejalt.
Ende nuk dihet pse nuk janë bërë up-date i CV të 6 ministave teknike në faqen e kryeministrisë të cilët janë:
1-Zv/kryeministre Ledina Mandia.
2-Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
3-Ministër i Financave, Helga Vukaj
4-Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
5-Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
6-Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
6-Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha.
Po kështu një pikëpyetje e madhe ngrihet nëse Edi Rama takohet apo jo me këta 6 ministra teknikë apo dërgon të deleguar te ata për punë të qeverisë?! (J.V/Shuplaka)