Avokati i Ervis Martinajt, ka folur sonte në emisionin “Open” lidhur me masakrën e ndodhur disa ditë më parë në bllok.
Ndër të tjera, avokati Mirash Martini, u përgjigj edhe lidhur me shkakun e sherrit, që në media pretendohet të ketë qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës.
Avokati Mirash Martini, ka mohuar që këngëtarja Elvana Gjata të ketë qenë “molla e sherrit”. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë sherr, dhe Ervis Martinaj ndodhej rastësisht aty.
“Nuk ka pasur asnjë sherr, për asnjë lloj shkaku, as për shkakun e këngëtares.”, – tha Martini.
(B.B/ Faxweb.al)