Pas lajmit se rreth 20 punonjës policie në Elbasan janë duke u hetuar për përfshirje në kultivimin e lëndëve narkotike, ka reaguar SHÇBA.
Përmes një njoftimi për mediat, SHÇBA bënë me dije se informacioni nuk është i vërtetë dhe se sipas tyre qarku i Elbasanit klasifikohet me nivel të ulët të kultivimin të bimëve narkotike.
Njoftimi i plotë i policisë: Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë.
Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.
SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun.