Avni Kurtit me profesion taksist, i cili u filmua fshehurazi, në përditshmëri dhe me spontanitetin e tij, i bëri të gjithë për vete.
Shprehjet e tij “A je t’u ardh për kafe”, “Jam nana”, “M’trego m’u t’i”, bënë për vete të gjithë madje e dhe vipat shqiptarë.
Fillimisht taksisti më cool i Tiranës, nuk e përjetoi mirë famën, duke u ruajtur nga kamerat e fshehta, apo edhe siç tregonte vetë gjatë një videoje, nuk e dinte se kush e filmonte , dhe pse kishte përfunduar në portale.
Por pasi mjaft personazhe të njohura duke filluar nga aktorët e Portokallisë dhe Bes Kallaku, filluan ta takonin dhe të bënin foto me të, si duket Avniu mësoi ta përdorte në përfitim të tij famën.
Siç duket në profilin e tij zyrtar në Instagram, që ka plot 27 mijë ndjekës, ai e përdor për të tërhequr sa më shumë klientë. Madje në një postim ai i bën reklamë taksisë së tij.