Edhe pse i quan non grata dhe zorrë qorre, Edi Rama vazhdimisht e krahason qeverisjen e tij me atë të Berishës 10 viteve më parë, pavarësisht se drejton Shqipërinë në mandatin e tij të tretë. I pyetur nga gazetarja e Fax news, Rugova Dunisha, nëse është e drejtë kjo për shqiptarët Rama tha se krahasimi bëhet me persona që sot do të duhet të ishin përpara drejtësisë.
Ju thoni që nuk konsideroni Berishën si kundërshtar, dhe e krahasoni veten me Berishën e 10 viteve më para. A ju duket e drejtë që ju premtoni shqiptarëve gjëra të 10 viteve më parë?
Rama: Jo zonjë, jo zonjë,jeni gabim shumë, ne nuk bëjmë asnjë krahasim, se është ofendim për mua dhe për socialistët që të bëjmë krahasim mes meje dhe nongratave, apo një zorre qorre. Nuk bëjmë asnjë krahasim, unë flas për sot, rrogat po rriten sot, dhe po rriten siç nuk janë rritur kurrë.
Ne nuk e zgjedhim se kush janë kundërshtarët tanë, ato i zgjedh vota, fatkeqësisht ka një pjesë të vogël të shqiptarëve që i votojnë ata, edhe pse duhet të ishin përpara drejtësisë. Do të shikoni që drejtësia do të veprojë patjetër më herët sesa vonë.