Linda Rama është ndalur gjatë në intervistën dhënë dje te Alketa Vejsiu dhe fëmijët, ku ka zbuluar detaje nga jeta e përditshme e çiftit kryeministror.
Mes të tjerave nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe shtëpia e kryeministrit e cila është ndërtuarjashtë Tiranës, në Surrel.
Alketa Vejsiu ka pyetur Lindën nëse banorët e Surrelit i ftojnë në dasma tashmë që është dhe sezoni ku shqiptarët martohen më së shumti.
‘Po para disa ditësh ishte një dasmë. Po dhe kemi marrë pjesë në disa dasma atje’ ka pohuar Linda.
Ajo ndër të tjera ka thënë se gjithmonë banorët rreth e rrotull e përshëndesin gjithmonë kur e shohin.
(E.K/FAXWEB.AL)