“A ka dikush një zgjidhje, një ofertë, reale dhe konkrete si të përgjysmohen 4 mijë të vdekurit e kancerit çdo vit?!”. Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që ngre së fundmi edhe gazetari Denis Dyrnjaja.
Ndodhemi në muaj fushate dhe nuk janë të pakta edhe lajmet politike, kryesisht për tre liderët e partive në vend. Sipas gazetarit në këtë fushatë elektorale askush nuk flet për sigurinë ushqimore, për cilësinë e ajrit dhe ujit të pijshëm.
“Fushatë elektorale ku askush nuk flet për sigurinë ushqimore, për cilësinë e ajrit dhe ujit të pijshëm.
Gazetarë që pyesin e pyesin pa fund Rama- Meta apo Rama-Basha?! Po kujt i plasi në spitale, azile e shtëpi jetimore se cili do jetë kombinimi politik i karrigeve për pushtet e pasurim?!
Askush nuk pyet mirë mo po këta baballarë, nëna, motra, vëllezër, gra e fëmijë që po na sëmuren e vdesin çdo vit nga sëmundjet që ndikohem nga ndotja në ambient e mjedis a do kenë një mundësi për nesër?!
A ka dikush një zgjidhje një ofertë, reale dhe konkrete si të përgjysmohen 4 mijë të vdekurit e kancerit çdo vit?! Mjerim i madh intelektual dhe profesional!”, shkruan Denis Dyrnjaja. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post