20:15 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A ka lidhje vrasja në Belgjikë me ekzekutimin e ish-drejtorit të OSHEE-së, Sajmir Jaku?

14:06 | 07/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka lidhje vrasja në Belgjikë me ekzekutimin e ish-drejtorit të OSHEE-së, Sajmir Jaku?

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me varsjen e shqiptarit Kreshnik Gjini në Belgjikë. Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit , ka dyshime se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me vrasjen e Sajmir Jakut, ish – drejtor në OSHEE për Veriun, i ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016.

Kjo pasi Kreshnik Gjini rezulton të jetë nipi i Sajmir Jakut. Televizioni Klan raporton se në total janë 3 vrasje që kanë ndodhur në Shqipëri , Itali dhe Belgjikë që derivohen nga një konflikt mes dy familjeve me influencë në qytetin e Rrëshenit.

TRE VRASJET

Rrëshen – 9 shtator 2016 (Sajmir Jaku)
Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov , teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.

Itali- 28 Prill 2017 (Gasper Reçi)
Itali- Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.
Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Belgjikë 06 Shtator 2017 ( Kreshnik Gjini)
Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e së martës dhe të mërkurës në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane.
Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri deri më tani. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Gasper Recikreshnik gjinisajmir Jaku
Pas

Veliaj viziton Izraelin, cilët janë dy zyrtarët që ka takuar atje (FOTOT)

Para

Aksidenti i frikshëm në Krujë, zbulohen identitetet e 2 viktimave

Para
Aksidentet nga makinat marrin jetën e 22 personave në Korrik, plagosen 272 të tjerë

Aksidenti i frikshëm në Krujë, zbulohen identitetet e 2 viktimave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

Sea Watch publikon pamjet: Trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane

Fluturimet shtohen ndjeshëm, hapësira ajrore shqiptare po kthehet në burim ekonomie

Ndërhyrje në kohë e policisë, shpëtohet turisti i dëmtuar në Valbonë

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.