Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Natë me Xhaxhiun” e pyetur nga Rezear Xhaxhiu nëse ka linja të kundërta brenda opozitës u shpreh se ka debate për të arritur një axhendë më aktive opozitare, por jo linja të kundërta.
“Zoti Basha është shumë i qartë në veprimtarinë e tij. Kemi pasur debate dhe kemi arritur në konkluzionin e një axhende aktive opozitare dhe kjo do të vijë hap pas hapi.
Sot kemi një sërë propozimesh të bëra nga opozita, si rezultat i këtij bashkëpunimi, si ai për vetingun politik dhe luftën ndaj krimit ekonomik.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post