05:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A ka marrë ndonjë ‘sinjal’ se mund të shpallet non grata nga SHBA? Ja si përgjigjet Meta

20:38 | 05/08/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka marrë ndonjë ‘sinjal’ se mund të shpallet non grata nga SHBA? Ja si përgjigjet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur spekulimeve se mund të shpallet ‘nongrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.

Sipas Metës, gjithçka që mund të pretendohet apo thuhet vjen nga kuzhina e kryeministrit Rama.

Pyetje: Spekulohet se ka një mundësi që edhe ju të shpalleni non grata nga SHBA. Keni ndonjë sinjal?

Meta: Nuk merrem me këto çështje fare dhe ju e dini qëndrimin tim edhe kur është shpallur z.Berisha. Unë respektoj vendimin e çdo vendi kudo në botë dhe absolutisht që kjo s’ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës, në radhë të parë me popullin e Shqipërisë, sepse mendoj që ky është raporti kryesor që më mban mua në politikë, por jo vetëm në politikë, por në të gjithë jetën time si atdhetar, qytetar, si patriot, dhe si njeri i lindur dhe i vendosur për t’i shërbyer gjithnjë vendit tim pavarësisht nga pozita ime.

Siç kam bërë gjithmonë, kështu do të bëj edhe në të ardhmen. Sa i përket raporteve ndërkombëtare, unë kam qenë në krye të çdo përpjekjeje për integrimin evropian të Shqipërisë dhe askush s’ka bërë më shumë si politikan në 30 vjet, në mënyrë koherente, për të ndihmuar këtë proces, se sa Ilir Meta. Në të ardhmen do të plotësojmë çdo detyrim që kemi në raport me BE-në. Kam qenë që në fillimet e mia, edhe kur PS ishte kundër pranimit në NATO, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe ne do të plotësojmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj NATO-s në të ardhmen. Të gjitha këto të tjerat janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës.

Pyetje: Sa përbën problem përdorimi i këtij instrumenti në politikën e brendshme?

Meta: Në politikën e brendshme për mua prioritet është vetëm një gjë, çrrënjosja e sistemit korruptiv të Edi Ramës. E në radhë të parë çrrënjosja e korruptimit të drejtuesve të caktuar të ish-opozitës apo që bëjnë gjoja sikur bëjnë opozitë sot dhe vetëm duan të devijojnë fokusin e një revolucioni anti-korrupsion dhe që synon çkapjen e shtetit, në nisma që i interesojnë vetëm Edi Ramës.

Pas

Ngjarja e Himarës/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Skafi i Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge

Para

Aksident i rëndë në Hungari, 3 emigrantë të vdekur dhe 11 të plagosur

Para
Aksident i rëndë në Hungari, 3 emigrantë të vdekur dhe 11 të plagosur

Aksident i rëndë në Hungari, 3 emigrantë të vdekur dhe 11 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.