Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencë me gazetarët u pyet për mbipopullimin në sistemin e burgjeve, por dhe nëse ka një plan për të propozuar amnisti penale gjatë këtij viti.
Ai tha se në sistemet e paraburgimit ka një mbipopullim, por shtoi se kjo është mënyra se si funksionon sistemi ynë i drejtësisë.
“Sa i përket paraburgimi ne kemi mbipopullim, Pse e kemi. Ka shumë faktorë, që ne marrin në analizë. por lidhet dhe me veprimtarinë e sistemit. Në të gjitha rekomandimet tona, ne kemi pjesë të rekomandimeve që prokuroria dhe sistemi i drejtësisë të aplikojnë alternativat e dënimit. A e kemi shumë shqetësim? Po e kemi shqetësim”, tha ministri.
Ai tha se do t’i propozojnë Kuvendit një amnisti penale për këtë vit, i cila sipas tij do të ulte mbipopullimin në burgjet e vendit.
“Amnistia penale për të ulur mbipopullimin në burgje, po, është një alternativë. Për vitin 2023, nuk e them saktësisht kohën, në objektivat tona është ti propozojmë Kuvendit miratimin enjë amnistie fika, E shohim si mekanizëm në uljen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve”, tha ai.