19:53 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A ka mundësi Meta të shpërndajë Kuvendin? Flet Ylli Manjani: Kjo është zgjidhja e vetme

10:07 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka mundësi Meta të shpërndajë Kuvendin? Flet Ylli Manjani: Kjo është zgjidhja e vetme

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson se bazuar në Kushtetutë, Presidenti nuk ka asnjë kompetencë për shpërndarjen e Parlamentit.

Në këtë mënyrë, Manjani i është përgjigjur qëndrimeve sepse Ilir Meta nuk shpërndan Kuvendin, të cilin një ditë më parë e quajti një gjysëm-Parlament dhe deputetët i cilësoi si dele.

Manjani rendit 3 arsyet se kur mund të shpërndahet Parlamenti.

“Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri.

Më në fund, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarjae Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin”, shkruan Manjani.

Por sipas tij, çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht e dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

“Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Në përgjigje të gjithë gazetarëve dhe miqve në FB,megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, në pamundësi për ta sqaruar për secilin veç e veç, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.

Kuvendi mund të shpërndahet VETËM në tre rrethana:
1. Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.
2. Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi.

Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri.

Më në fund, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin.

Kjo është Kushtetuta e shkruar.
==================
Komenti im:

Çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht e dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë.

I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet SHFUQIZUAR dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre.

Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….

 

Etiketa: manjani meta
Pas

Skandalet seksuale nëpër shkolla, shtohen zërat për shkarkimin e Shahinit: Jepni dorëheqjen Besa

Para

E goditi me grusht në fytyrë ditën e Shën Valentinit, arrestohet partneri i aktores së famshme

Para
E goditi me grusht në fytyrë ditën e Shën Valentinit, arrestohet partneri i aktores së famshme

E goditi me grusht në fytyrë ditën e Shën Valentinit, arrestohet partneri i aktores së famshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.