Sot u zhvillua Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Në seancën dëgjimore me ministren e Arsimit, Evis Kushi, u diskutua për masat për vitin akademik 2021-2022.
Debate të forta pati në mbledhje mes nënkryetarit të komisionit Petro Koçi dhe deputetit të opozitës Luçiano Boçi.
Evis Kushi: Zonja Zhupa m’u duk sikur ju ishit kundër vaksinimit të studentëve dhe ju thoni pse nuk ja keni kërkuar më herët Komitetit Teknik vaksinimin e studentëve, po ju a ia keni kërkuar si opozitë? Nuk ju dëgjova kurrë që të ndërgjegjësoni studentët të vaksinohen.
Menjëherë ndërhyn deputetja Ina Zhupa nga vendi, dhe më pas vazhdon Petro Koçi: Vjoni qetësisht dhe mos u ndikoni nga ndërhyrjet
Luçiano Boçi: Po rri tani se pyetje të gabuara s’ka, duhet t’u përgjigjeni pyetjeve që bëjnë anëtarët se kështu nuk respektoni komisionin. Opozita kështu opozita ashtu, vazhdo jep përgjigjen aty sipas radhës.
Petro Koçi: Mos ndërhy të prishësh mbledhjen. Ky nuk është një komision ku transferohen krizat nga jashtë. Ky është një komision që ka një rend dite dhe duhet ta respektoni atë.
Luçiano Boçi: Ç’punë ke me krizat?
Petro Koçi: S’të marr leje ty unë. A ka mundësi ta qepësh gojën, mos fol pa rregull këtu. Se ju po na provokoni shumë. Ka tre orë që na provokoni.
Luçiano Boçi: Ti po na provokon!