07:30 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A ka ndonjë ministër të “Rama 3” nën hetim nga SPAK? Vjen përgjigja zyrtare për Metën

09:10 | 14/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga 2 ton përfundoi në 400 kg. Si ‘firoi’ kokaina e kapur në ngarkesën me mish në Kosovë? Reagon Arben Kraja

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, ku thotë se asnjë nga kandidatët për ministra në qeverinë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim nga ana e tyre.

Presidenti Meta, i cili është në pritje të dekretimit të ministrave të qeverisë ‘Rama 3’ kërkoi informacion nga SPAK dhe nga Prokuroria e Përgjithshme nëse ndonjëri prej të propozuarve ishte nën hetim prej tyre.

Duket se asnjë nga ministrat e propozuar nga Rama nuk janë subjekt i hetimit të prokurorive.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme”, mësohet të jetë shprehur Kraja në letrën që i ka mbërritur presidentit.

Njëjtë si SPAK u shpreh gjatë ditës së djeshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, ku tha se asnjë nga ministrat nuk janë të proceduar apo nën hetim.

Ishte presidenti Meta ai që kërkoi informacion për 17 anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa i duhet të shprehet me dekret për secilin prej ministrave të propozuar nga Rama. Tashmë që ata dalin të pastër, të paktën sipas prokurorive, Meta duket se do të shkojë drejt dekretimit të secilit prej tyre, duke tentuar të shmangë dhe një përplasje të re institucionale.

Presidenti dekretoi më herët Edi Ramën si kryeministër, duke u mbështetur në ligjin që e drejta për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar shumicën në zgjedhje.

Tashmë pritet që në Kuvend të bëhet dhe votimi i qeverisë së re, duke i hapur rrugë dhe nisjes së punës, që derimë tani mbetet pa program.

Edi Rama i cili fitoi mandatin e tretë qeverisës, nuk ka bërë ende publik programin që do të mbështetet për të drejtuar vendin në 4 vitet e ardhshme.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Shqipëria vendi i fundit në rajonin e Ballkanit për lidhje ekonomike me Gjermaninë që është superfuqia e Europës

Para

VIDEO/ Qytetarët shqiptarë përplasen me policinë malazeze në Han të Hotit (Arsyeja)

Para
VIDEO/ Qytetarët shqiptarë përplasen me policinë malazeze në Han të Hotit (Arsyeja)

VIDEO/ Qytetarët shqiptarë përplasen me policinë malazeze në Han të Hotit (Arsyeja)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.