Ende nuk ka një vaksinë të provuar shkencërisht se mund të mposhtë koronavirusin ndërsa bota e sidomos vendet e zhvilluara janë vënë në lëvizje për ta gjetur, kujtojmë këtu se SHBA ka nisur edhe nisjen e testimeve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se , BE po punon për krijimin e kësaj vaksine, si dhe për testet diagnostikuese e sistemet mjekësore, në mënyrë që të mposhtet virusi vdekjeprurës, që po alarmon botën pasi ka mbërritur në plot 150 shtete.
“A ka një vaksinë kundër COVID-19? Aktualisht nuk ka vaksinë kundër koronavirusit. Por ne po punojmë për krijimin e vaksinave, trajtimeve të reja, testeve diagnostikuese dhe sistemeve mjekësore”.
Italia është e dyta pas Kinës, me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, i cili ka arritur në 31 mijë persona dhe 2500 të vdekur. Shqetësues mbetet fakti se në shtetin fqinj është i ulët edhe numri i personave të shëruar. Deri tani kanë fituar betejën me koronavirusin 2941 persona.
Discussion about this post