Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të presidentit të vendit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Kryemadhi tha se nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin e bashkëshortit të saj, madje u shpreh se për opozitën nuk ka asnjë rëndësi nëse shtyhen apo jo zgjedhjet.
“Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo jo zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon data. Ky njeri duhet të ikë se ku njeri ka ardhur nga votat e krimit.
Nuk kam ndikuar fare në vendimin e tij, qëkur kam ikur për tu operuar kam dy javë pa e takuar. Nuk kemi biseduar fare.
Protestat do të vijojnë nuk ka dialog me Ramën kryeministër.
Nuk kam kohën që të harxhoj çfarë thotë Rama. ne jemi këtu për tju thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri.”, tha Kryemadhi nga protesta e opozitës.
(E.K/Faxweb.al)