Në një intervistë për gazetaren e Fax news, Drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë, Rajmonda Shino, u shpreh se situata për shkak të koronavirusit të ndryshojnë edhe ceremonitë mortore.
Duke iu referuar numrit të vdekjeve në një vit, Shino tha se ka pasur 6 vdekje më shumë në raport me një vit më parë.
Sipas drejtoreshës, në Tiranë ka pasur 8 raste vdekjesh me koronavirus, për të cilat janë ndjekur në mënyrë rigorize rregullat për ceremonitë mortore.
“Kemi statistika të sakta, vetëm 6 vdekje më shumë ka këtë vit, kemi pasur 976, nuk ka absolutisht numër të madh rritjesh.
8 raste kemi pasur me Covid 19, që janë krye nga ndërmarrja e shërbimit funeral, në rastin e tyre trupi nuk shkon fare te familjet, nuk lejohet që të shkojnë familjarët jashtë rrethit të ngushtë.
Bëhet transportimi nga morgu direkt në varreza, kështu të paktën kanë qenë rastet në Tiranë.
Lejet për varrimin e këtyre rasteve merren në bashki, ne zbatojmë kushtet specifike që janë të parashikuara për këto raste.
Numri i viktimave nga viti në vit rritet me 60-70 raste më shumë, pasi kjo lidhet dhe me numrin e popullsisë. I gjithë stafi është në punë, përveç atyre që mund të kenë raste sëmundjesh, dhe mosha mbi 60 vjeç”, u shpreh Shino