17:42 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“A ka patur gisht Greqia në ngjarjet e ’97-ës në Shqipëri?, si përgjigjet Robert Goro. Rrëfen pse nuk mbajti armë pasi i dhunuan familjen

09:07 | 28/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“A ka patur gisht Greqia në ngjarjet e ’97-ës në Shqipëri?, si përgjigjet Robert Goro. Rrëfen pse nuk mbajti armë pasi i dhunuan familjen

Publicisti dhe gazetari Robert Goro që ka punuar për kohë të gjatë për “BBC”-në në Athinë, ka rrëfyer në një intervistë në “Channel One” lidhur me ngjarjet e ’97-ës në vend, por dhe kryesisht në familjen e tij që ra pre e dhunës në Greqi.

Lidhur me ndërhyrjen ose jo të Greqisë në trazirat e vendit tonë në 1997, ai ndan mendimin se Greqia nuk ka pasur gisht në ato ngjarje, nuk i ka rezultuar implikim zyrtar grek për të inicuar ngjarjet e 1997-ës.

“Nuk më ka rezultuar implikim zyrtar grek për të inicuar ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri.  Nuk më reulton që qeveria greke, institucionet e shtetit grek të kenë patur ndikim, inicim apo çështje të këtij kloji në ngajrjete vitit 1997 në Shqipëri. A ka patur qarqe të ndryshme të caktuara jo zyrtare? Kjoë shtë një çështje komplet tjetër. Por qeveria greke jo.”, është shprehur ai.

Sa për sulmin në shkurt të 1997-ës ndaj familjes së tij, ai e përshkruan si një moment të rëndë në jetën e tij, por që pavarësisht kësaj, ka refuzuar të mbajë armë pasi nuk e shikonte si rrezik.

“Ishte 14 shkurt 1997, dita e San Valentinos. Unë nuk isha në shtëpi. Në banesë ishte vetëm bashkëshortja ime. Një djalë me kapuç në kokë paraqitet në derën e shtëpisë me një tufë mne lule dhe kur bashkëshortja ime pa nga syri këtë skenë mendoi se atë tufë me lule ia kisha dërguar unë me rastin e ditës së së dashuruarëve. Gruaja hapi derën dhe madje I zgjati djalit të panjohur edhe një bakshish. Por ai shtyu derën me forcë dhe u fut brenda. Pas tij hyrie dhe një djalë tjetër po më maskë. Ushtruan dhunë ndaj gruas time duke bërtitur dhe më kërkuar mua. Kush është ai tia mbyllim gojën, kanë bërtitur ata. Pasi kanë kontrolluar dhe nuk më gjetën u larguan. Komshijtë bërtitën dhe nga ky reagim ata qëlluan më armë në ajër. Ishte një ngjarje shumë e rëndë për mua.

Unë nuk kam marrëdhënie të mira me armët. Nuk i dua. Nuk kam pranuar të mbaja armë sepse nuk më është nevojitur dhe mendoj se arma të bën trim edhe kur nuk duhet. Dhe e refuzova dhe për faktin se realisht nuk e shikoja si rrezik. Por të donin ata të më hiqnin qafe ma bënin në rrugë jo të më vinin në shtëpi.”, ka shpjeguar Goro. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: dhunimigreqiaRobert Gorotrazira
Pas

Ajeti vijon të zhgënjejë, Torino ”zgjohet” pas largimit të tij nga loja

Para

BE merr masa të ashpra, pezullim për vendet nëse shtohen azilkërkuesit

Para
BE merr masa të ashpra, pezullim për vendet nëse shtohen azilkërkuesit

BE merr masa të ashpra, pezullim për vendet nëse shtohen azilkërkuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.