05:34 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A ka përdorur gjuhë fyese ndaj funksionarëve publikë? Meta gjyqtarëve të Kushtetueses: Fushata kundër meje është frymëzuar nga Edi Rama

10:07 | 08/02/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka përdorur gjuhë fyese ndaj funksionarëve publikë? Meta gjyqtarëve të Kushtetueses: Fushata kundër meje është frymëzuar nga Edi Rama

Presidenca ka bërë publike gjatë ditës së sotme, 72 përgjigjet që Ilir Meta i ka dhënë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procesit për vlefshmërinë ose jo të shkarkimit të tij nga Kuvendi.

Një nga pyetjet që i është bërë Metës është dhe ajo për gjuhën e përdorur ndaj funksionarëve publike, kur presidenti ka deklaruar se fushata kundër tij është frymëzuar nga vetë Edi Rama.

Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A pranohet ky fakt?

Përgjigje: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Faktet shumë të rënda publike lidhur me këtë gjenden në qëndrimin e dorëzuar që prej datës 1 korrik 2021, duke filluar që nga vendosja e Posterave të mëdhenj publik vendosur në akset kombëtare të vendit, nga Kryeqyteti, deri në qytete të tjera, ashtu si dhe në aktivitetet politike elektorale të Kryeministrit, i cili me video, foto, fjalë, ka fyer haptazi dhe publikisht Presidentin e Republikës. Këto fakte janë të njohura prej të gjithë shqiptarëve.

Për këtë pyetje, kemi dhënë sqarime shteruese, edhe në përgjigje të pyetjes me nr. 2, të relatorit. Është me rëndësi që edhe Gjykata të rishohë dhe tre video ku shfaqen thirrje fyese dhe sulmuese të kryeministrit ndaj Presidentit në disa mitingje/aktivitete. Bashkëlidhur këtij materiali gjeni videot përkatëse në format CD. Për më tepër, lutemi t`i referoheni faqes 66, 70, dhe 97-103 të qëndrimeve të dorëzuara që prej datës 1 korrik 2021. 7.

Nisur nga situatat e krizës në vend siç cituat ju, Presidenti ka bërë përpjekje për t`i adresuar problemet në institucionet përkatëse. I pranojmë se i ka këto shqetësime, në momentin që i bën të njohura publikisht ato, qoftë dhe në situatë krize, a ka detyrimin që kur i shpreh ato, të jetë i përmbajtur? Apo mund edhe të mos jetë?

Përgjigje: Presidenti i Republikës, në mënyrë institucionale dhe ligjore i ka shprehur dhe adresuar gjerësisht problematikat, dhe me vetëpërmbajtjen e tij ka qenë faktori i vetëm institucional ekuilibrues në vend, në një moment kur aktorët politikë kishin tensionuar në ekstrem situatën e cila kishte përshkallëzuar deri edhe me humbje jete.

Vetëpërmbajtja, është relative dhe dinamike. E rëndësishme dhe e domosdoshme është që vetëpërmbajtja e Presidentit të Republikës të udhëhiqet nga interesi më madhor i vendit, i mbrojtjes së Kushtetutës si edhe nga proporcionaliteti që diktohet nga rrethanat konkrete dhe sjelljet e aktorëve të tjerë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet pronari në Elbasan/ E ‘pësojnë’ keq dhe 10 klientë (DETAJET)

Para

U arrestua si ‘shitëse droge’ dhe u mbajt në burg, modelja i kërkon shpërblim të majmë Italisë pas lirimit

Para
U arrestua si ‘shitëse droge’ dhe u mbajt në burg, modelja i kërkon shpërblim të majmë Italisë pas lirimit

U arrestua si 'shitëse droge' dhe u mbajt në burg, modelja i kërkon shpërblim të majmë Italisë pas lirimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.