Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për mosdekretimit si ministër i Jashtëm të Gent Cakajt nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
I ftuar në ‘Opinion’ Basha tha se nga faktet e bëra publike, Cakaj nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.
A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?
Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatme për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.
Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?
E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.
Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.
A është ky një vendim që vjen se Caka vjen se është shqiptar i Kosovës?
Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Herën e parë ky kryeministër i dërgoi për dekretim presidentit një person në shkelje flagrante me ligjin, herën e dytë e dërgoi sërish u dekretua pasi ishte në rregull me ligjin. Sot jemi në rastin e papërgjegjshmërisë. Papërgjegjshmëria e parë e Ramës ishte në rastin kur shkoi një gjeneral për dekretim, tani çon për dekretim një person që ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për sigurinë kombëtare. Në kushtet kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk mund të jetë kandidat për ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet për sigurinë kombëtare. Ministri i jashtëm, i brendshëm, dhe të mbrojtjes janë në kontakt jo vetëm me sekretet kombëtare por dhe ato të NATO-s. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.”
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post