‘’Unë protestoj kundër varfërisë, kundër poshtërsisë”, ky është një prej mnesazheve më të veçanta të një qytetari që i është bashkuar sot protestës së opozitës që do të mbahet përpara kryeministrisë. Me qeleshe në kokë dhe veshje popullore, qytetari thotë se në këtë protestë ka dalë për të denoncuar varfërinë dhe krimin e qeverisë.
‘’Edi Rama nuk e di a ka veshë me dëgju, a ka sy me shikue. A e sheh në çfarë varfërie e ka çuar popullin, mua më ka ardhur në majë të hundës, jam baba i gjashtë fëmijëve, hajdeni shikojeni në çfarë skamje jetojmë.
Për mua çdo gjë ka mbaruar në Shqipëri! Unë jam në nivelin në zero! Jam i vendosur deri në pikën e fundit, deri në vdekje, Edi Rama të shkojë para drejtësisë, të shkojë në burg. Iu bëj thirrje ndërkombëtarëve që Edi Ramës ti sjellin psikolog, se është i drogue”, vijon më tej qytetari.
Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.
Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.
Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post