22:25 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A kanë futur mbetje kancerogjene nga Italia? Flet gruaja e biznesmenit vlonjat: Gjetën vetëm lesh xhami…

12:16 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A kanë futur mbetje kancerogjene nga Italia? Flet gruaja e biznesmenit vlonjat: Gjetën vetëm lesh xhami…

Bashkëshortja e biznesmenit të mbetjeve, Zamir Kormuzi, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, së bashku me 6 persona të tjerë në Vlorë, deklaron se mbetjet e sjella nga Italia nuk kanë qenë të rrezikshme.

Sipas Kormuzit, burri i saj kishte shkuar në polici për të bërë deklarimet e rastit, por pak minuta më vonë i është komunikuar masa e arrestit.

Romina Kormuzi  pretendon se qeset e shkarkuara nga furgoni kanë qenë të riciklueshme, ndërsa shton se ky është një biznes familjar me të cilën ata mbaheshin.

“Burri shkoi për të bërë deklarimin në polici, por pas 10 minutash i kanë vënë prangat. Kjo është e padrejtë. Kam qenë në biznesin tim dje gjithë ditën. Në 08:30 ka ardhur furgoni i firmës “Delfini”, që shkarkoi 5 qese me mbetje të riciklueshme dhe iku.

Nuk kishim asnjë kontratë me këtë firmë. Në 05:30 vjen policia dhe bën foto të qeseve. Policia më mori për deklarim mua, pastaj tha të vijë Zamiri.

Policia gjeti një sasi lesh xhami në qese, asgjë tjetër. Nga trageti vijnë mbete ushqimore dhe plastike të riciklueshme. Te ne nuk kanë ardhur asnjëherë mbetje të rrezikshme. Kemi pasur kontrolle nga Inspektorati, por asnjë problem. Kur dyshojmë për mbetje të rrezikshme, lajmërojmë autoritetet”, shprehet Kormuzi.

ÇFARË JANË MATERIALE TË TILLA?

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjene dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje.

Amianti, azbesti, eterniti, cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pakkush e di se mund të vrasë.. Kur trupi është i kontaminuar prej tyre, shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve.

Për fat të keq, fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një periudhë kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda. Dhe vështirë se në këto rrethana mund t’ju shkojë mendja që shkaktari është azbesti, materiali me të cilin dikur kishit mbuluar barakën apo materiali që keni izoluar tubacionet e kuzhinës.

Etiketa: kormuzilesh xhami
Pas

Operacioni “Fati i Lojrave”, Ardi Veliu jep detaje: Në pranga 115 persona, 84 menaxherë dhe administratorë janë arrestuar në Tiranë

Para

FOTO/ Nga kompjutera tek blloqe shënimesh, operacioni me 115 të arrestuar, çfarë sekuestroi policia

Para
FOTO/ Nga kompjutera tek blloqe shënimesh, operacioni me 115 të arrestuar, çfarë sekuestroi policia

FOTO/ Nga kompjutera tek blloqe shënimesh, operacioni me 115 të arrestuar, çfarë sekuestroi policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.