Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ai tha se Shqipëria është në diskutime me vendet anëtare të BE për çeljen e negociatave.
Ndër të tjera Bushati u pyet edhe për dialogun me Greqinë. Ai tha se ka pasur vonesa në këtë drejtim për shkak të mosrakordimit të palës shqiptare, ndërsa paralajmëroi se javën tjetër do të zhvillohen negociatat në nivel ekspertësh.
“Ka pasur vonesa për shkak të situatë së bremdshme për një rakordim më të mirë nga ana jonë, javën tjetër negociatat në nivel ekspertësh për sa I përket marrëveshjes për kufizimet e zonave detare, unë besoj se të gjithë temat janë futur në hullitë e zgjidhjes”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me çështjen çame Bushati thotës se kjo është një çështje e të drejtave të njeriut, që përfshin edhe të drejtën e pronës, por nuk kishte të bënte me pretendime territoriale. Megjithatë ai nuk komentoi deklaratat e Kotzias që tha se për çështjen çame nuk është diskutuar.
“Kjo është një çështje që është përfshirë në programin politik në 2013 edhe si pasojë e rezolutës në parlamentin shqiptar e miratuar nga palët, mënyra si konceptohet çështja çame është e ndryshme, është një çështje ekskluzivisht e lirive dhe të drejtave thhemelore të njeriut, ka të bëjë me përgjegjësitë indivduale dhe jo kolektive, është një çështje që ka të bëjë me të drejtat e pronës, ka të bëjë dhe me të drejtëtnn e kujtesës. Ne nuk dëshirojmë që të mbetemi peng i historisë”, tha ai. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post