Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj përmes një postimi në rrjetet socilale ka treguar kalvarin që do ti duhet të ndjek nëse do të plotësojë kriterin e kërkuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të aplikuar për Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi.
Hazizaj shprehet se është njoftuar që për të bërë një aplikim të tillë duhet të dërgojë pranë këtij institucioni kopje të të gjitha pagesave të sigurimeve shoqërore, për të provuar që ka 15 vjet jurist! “Në terma më të thjeshtëzuar i thonë deklarimet dhe pagesat mujore përgjatë 12 muajve të 15 viteve! Në total i thonë 180 faqe”, shkruan Hazizaj.
Ai vijon më tej: “Problemi i kërkesës nuk është vetëm fakti që kërkesa është bërë pas kalimit të afatit ligjor, por nga ana tjetër nuk ekziston një dokument i tillë edhe sikur unë ta kërkoj, pasi zyra e punës dhe ajo e taksave e jep vetëm për 3 muajt e fundit. I vetmi institucion që mund të lëshoje këto 180 faqe janë të paktën 3 vende pune ku unë kam qenë, një prej të cilave është në Gjermani, një është mbyllur dhe mbetet CRCA”.
Sipas Hazizajt e gjithë kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme pasi shtimi i kritereve të reja nuk janë të parashikuara në ligj.
“Po pyes veten, gjykatësit që kaluan vetting dhe që tani po na vetting ne, a ua kërkoi kush vërtetimin e pagesës së sigurimeve shoqërore?”
Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen në këtë status është edhe komenti pikant i gazetarit Agim Xhafka: “Pastaj do të të kërkojnë a ke luajtur ndonjëherë kala dibrançe?”
Statusi i plote
Qe kur kam aplikuar per Inspektoriatin e Larte ne Drejtesi, po e ndjej veten çdo dite e me shume si personazh te filmit teper te famshem me Jane Fonda “A nuk i vrasin edhe kuajt keshtu”! Kushdo e ka pare filmin, eshte i njohur me perpjekjen e disa cifteve ne nje pike te humbur te SHBA-ve, qe per te fituar 1500 USD duhet te kercenin e kercenin thuajse deri ne vdekje…
Marr sot ne mengjes nje e-mail leter nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi. Nje prej kerkesave ishte dorezimi i kopjeve te te gjitha pagesave te sigurimeve shoqerore, per te provuar qe kam 15 vjet jurist! Ne terma me te thjeshtezuar i thone deklarimet dhe pagesat mujore pergjate 12 muajve te 15 viteve! Ne total i thone 180 faqe!!!
Problemi i kerkeses nuk eshte vetem fakti qe kerkesa eshte bere pas kalimit te afatit ligjor, por nga ana tjeter nuk ekziston nje dokument i tille edhe sikur une ta kerkoj, pasi zyra e punes dhe ajo e taksave e jep vetem per 3 muajt e fundit. I vetmi institucion qe mund te leshoje keto 180 faqe jane te pakten 3 vende pune ku une kam qene, nje prej te cilave eshte ne Gjermani, nje eshte mbyllur dhe mbetet CRCA!
Vendi i dyte mbetet Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Tani si individ une duhet te le te gjithe punet dhe detyrat e mia, te shkoj te bej kerkese ne institut, te pres zoti e di sa dite per kete qellim, kur ne fakt vete Keshilli mund ta kerkoje kete te dhene kurdo te doje dhe rrezik e merr pergjigjen brenda dites! Po t’ju funksiononte edhe pak fare “common sense” do ta kishin kuptuar kete prej kohesh!
E dyta, jurist te ben Fakulteti dhe vetem ata jane te autorizuar te dokumentojne dijen dhe formimin tim. Sikur te kishin perdorur inteligjencen me minimale te mundshme do kishin pare diplomen time te Fakultetit, 2 diploma te masterit dhe vertetimin e qenies sime docent, gati per t’u doktoruar! Ne gjithe kete teresi behen 24 vjet qe Altin Hazizaj eshte jurist, me shkrime e botime ne revista shkencore ne Shqiperi e jashte qe ne kohen e Fakultetit! Mund te shohin qe individi ka eksperience menaxheriale te provuar ne drejtim prej 23 vjetesh dhe i licensuar si Avokat qe prej 13 vjetesh.
Asnje nga keto fakte nuk iu beri pershtypje, por fakti i vetem qe duan eshte pagesa e sigurimeve shoqerore ne 15 vjeteshin e fundit! Tamam si tek batuta e famshme, kur profesori pyet studentin, duke menduar se e gjeti te papergatitur: Me thuaj emrat e banoreve te Tokios!
E gjithe kjo mos kujtoni se behet kot! Shtimi i kritereve dhe dokumentave te reja qe nuk jane ne ligj, qe nuk ekzistojne apo qe jane teper te veshtira per t’u marre, nuk mund te jete veçse i qellimshem! Nuk e kam idene nese edhe kandidateve te tjere po iu kerkojne te njejten gje ose jo?! Seriozisht nuk behet as shteti dhe as drejtesia keshtu! Po pyes veten, gjykatesit qe kaluan vetting dhe qe tani po na vetting ne, a ua kerkoi kush vertetimin e pageses se sigurimeve shoqerore?
(F.GJ/FAXWEB.AL)