Është zhvilluar ditën e sotme seanca për Faruk Baybašin, i cilësuar edhe si “Escobari i Turqisë” që është arrestuar 3 ditë më parë nga autoritetet shqiptare pasi është dënuar me 30 vite burg nga nujë gjykatë në Francë për trafikim të lëndëve narkotike nga vendi i tij.
Burime bëjnë me dije se ndaj Baybašin ishte caktuar fillimisht masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 40 ditë me qëllim ekstradimi nga Gjykata Penale e Tiranës por ky afat ka përfunduar ditën e sotme ndërsa po sot është dhënë ndaj tij “burg pa afat”.
Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë si edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve natkotike, mbajtje të lëndëve narkotike.
Fax News ka zbardhur edhe një pjesë të asaj çfarë ka ndodhur në seancaën e sotme ku Baybašin ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në Francë duke I kujtuar gjykatës të drejtat e njeriut.
Pjesë nga zhvillimet në seancë:
Baybašin: Dua të bëjë një pyetje. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë asnjëherë në Francë.
Gjyqtari Gert Hoxha: I kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.
Baybašin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.
Gjyqtari: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.
Prokurori i çështjes kërkon vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pasi ajo me 40 ditë mbaron sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë ndërsa Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat.
Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës në datën 04 shkurt, ora 10:00.