11:34 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”A keni marrë ofertë nga Rama? ”, Majlinda Bregu jep përgjigje

12:44 | 10/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
”A keni marrë ofertë nga Rama? ”, Majlinda Bregu jep përgjigje

”A keni marrë ofertë konkrete politike nga Rama?”, kjo ka qenë pyetja bërë nga gazeta ”Mapo” deputetes demokrate Majlinda Bregut.

Bregu, rebele e kohëve të fundit brenda PD-së dhe kundërshtare e shpeshtë e kreut aktual Basha nuk ka hezituar t’i përgjigjet pyetjes që shumë e bluajnë në mendjen e tyre.

”Për çka më pyet tjetër, unë nuk jam në politikë si krijesë e skutave dhe as e lutjeve që zakonisht ju rrinë bukur kujt në jetë s’ka bërë asgjë. Jam e qartë se në këtë panair politik rraskapitës, – siç e quan Kadare, – ka zhurma, ujë, dëngla, pazare e frikëra nga më të çuditshmet. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk do t’ia falja vetes sot atë që ka bërë Edi Rama dje.”, thotë Bregu.

majlindabreguedirama

 

SHPJEGIMI I PLOTË:

Integrimi Europian i Shqipërisë larg qoftë të ketë emrin e Edi Ramës apo larg qoftë të ketë emrin e kujtdo tjetri nesër. Ky është një proces të cilin ne ua kemi borxh shqiptarëve dhe pavarësisht se kush do të jetë kryeministri dhe qeveria e radhës, nuk i takon kurora e dafinës mbi kokë, sepse e vetmja gjë që kemi në dorë ne që merremi me politikë, është që të paktën të mos i bindim përfundimisht se Shqipëria si gjithë Europa do të mbetet vetëm dëshirë e shqiptarëve, por jo realitet. Për çka më pyet tjetër, unë nuk jam në politikë si krijesë e skutave dhe as e lutjeve që zakonisht ju rrinë bukur kujt në jetë s’ka bërë asgjë. Jam e qartë se në këtë panair politik rraskapitës, – siç e quan Kadare, – ka zhurma, ujë, dëngla, pazare e frikëra nga më të çuditshmet.

Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk do t’ia falja vetes sot atë që ka bërë Edi Rama dje. Pra, kur me pretekste të trasha dhe të paqena mundohej që të vinte shkopinj nën rrota dhe të zgjaste kohën e një procesi vetëm duke menduar se një rezultat pozitiv do të sillte më shumë vota për forcën politike që ishte në pushtet. Unë vetes nuk ia lejoj sot atë që ka bërë opozita e djeshme.

Në këtë aspekt për sa kohë të vazhdoj të jem në politikë do t’i qëndroj të njëjtit parim që kam pasur gjithmonë. Axhenda europiane e Shqipërisë nuk është çështje e kostumit të një kryeministri e as e një partie. Është çështje kombëtare e Shqipërisë. E jo për fajin e brezit tim shumë kohë ka rrjedhur gabim për shqiptarët. Por jam po aq e bindur sot, se sa herë hapësirat e komunikimit normal politik t’i mbushim me mllef, arrogancë, tërbim, shfryrje, viktimizim, aq më keq do të jetë, aq më shumë kohë do të humbim. Jam atje ku isha edhe para 10 vitesh. Se si zgjedhin ta kuptojnë të tjerët këtë, është problem i tyre dhe jo i imi.

Etiketa: edi ramaMajlinda Breguoferte politike
Pas

Roja e burgut të Bënçës: Si e larguan Nanon mes të shtënave në 97-ën

Para

Pësoi dy atakë kardiakë, Al Bano Carrisi pas operimit: Jam mirë, aty lart nuk më duan

Para
Pësoi dy atakë kardiakë, Al Bano Carrisi pas operimit: Jam mirë, aty lart nuk më duan

Pësoi dy atakë kardiakë, Al Bano Carrisi pas operimit: Jam mirë, aty lart nuk më duan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.