Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sonte se nuk ka pasur frikë se ndonjë Ministër do t’i thonte pasi pranimi i detyrës nuk është një zgjedhje.
Teksa u pyet në Opinion nëse Ministrat e dinin që janë pjesë e kabientit të ri apo ishte ‘surprizë’, Rama tha se asnjëri nga ata nuk e dinte.
Pjesë nga biseda:
Pyetje; A është e vërtetë që askush nuk e dinte?
Rama; Patjetër?
Pyetje: A ju duket normale kjo?
Rama: Sigurisht?
Pyetje: A nuk keni frikë që mund t’iu thonë jo?
Rama: Jo. Kur je në koalicion sigurisht që do diskutosh për emrat. Por kur je shumicë, do të diskutosh kur të marrësh një figurë nga jashtë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë. Nuk ka s’du. Nuk është restorant. Është një front beteje.
(E.H/Faxweb.al)