Pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pas një beteje në distancë mes tij dhe qeverisë Rama duket se tashmë është futur në qerthullin e interpretimit juridik.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini me një shkresë zyrtare vendosi pezullimin e tij dhe kërkoi nga Presidenti Ilir Meta frimosjen e shkarkimit të Konit, si dhe zëvendësimin e tij me Bernard Dostin.
Por sipas interpretimit të ligjit shkarkimi i Konit nga Meta është thjesht çështje procedurale, pasi Presidenti ka të drejtë ta mbajë këtë vendim në sirtar për vetëm një muaj. Në kapërcim të këtij afati, Koni shkakrkohet automatikisht.
NGa burime brenda Presidencës, Meta ende nuk ka një kërkesë zyrtare për shkarkimin e Konit.
Gjithashtu sipas ligjit rektori Dosti, i emëruar nga Shahini mund ta mbajë këtë post si i rekomanduar për 6 muaj.
Mbetet për t’u parë nëse do të nisë një luftë tjetër mes Presidencës dhe Qeverisë për shkarkime dhe emërime drejtuesish institucionesh të rëndësishme.