Jemi mësuar shpesh të shohim fjalimet politike të jenë serioze dhe brenda kornizave por nuk ndodh gjithmon kështu.
Telefonatat janë të rëndësishme qofshin këto edhe kur vijnë ndërkë që mund të jesh në një mbledhje apo nëse po mban një fjalim politik.
Hillary Clinton ka ndërprerë fjalën e saj vetëm sepse nipërit e morën në telefon. Dhe ajo nuk është ndjerë aspak e kompleksuar, ka hapur telefonin në mes të njerëzve dhe ka folur me ta.
“Po, janë nipat dhe mbesat e mia në FaceTime. Përshëndetja Aiden, Përshëndetje Charlotte”, ka thënë Clinton duke qeshur.
“Jam në një takim. Unë jam para gjithë këtyre njerëzve. A mund t’ju telefonojë më vonë?”
https://www.youtube.com/watch?v=yTbM-PzMHLI
Ndërkohë një tjetër figurë e njohur e politikës europiane ka bërë pikërisht të njëjtin veprim.
Jean- Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian ka ndërprerë fjalimin e tij në një samit dhe ka folur me bashkëshorten e tij.
“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!”- tha Jean- Claude Juncker, ku ndër të tjera shtoi – “Ishte dyshuesja e përhershme. Gruaja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”
Veprime të tilla nxjerrin në pah së të gjithë kanë një jetë personale,nipër që i telefonojnë dhe disa madje dhe grua kontrolluese.