Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku është diskutuar për krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Në një moment, drejtuesja e emisionit, Eni Vasili tha se kryetari i opozitës, Basha ka ndërhyrë në emision, nëpërmjet një mesazhi telefonik.
Në mesazhin që ishte dërguar në adresë të Vasilit, e pyeste nëse Rama do të largohet dhe t’ja lërë qeverisjen atij.
Kryeministri Rama, tha se kreu i opozitës është në gjumë dhe sheh ëndrra, dhe ku mesazh e vërtetonte më së miri këtë.
Më pas, u sqaruar nga Lulzim Basha i vërtetë, se nuk ka dëguar asnjë sms dhe se dikush tjetër, po dërgon këto mesazhe dashakeqe.
Eni Vasili: Më sjell një mesazh kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha, thotë a mund të largoheni dhe të marr frenat e qeverisë?
Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re, se me siguri është në gjumë dhe shtyp tastierën në funksion të një ëndrre që ka. Si mund ta bëjë këtë pyetje.
Me siguri do i kenë marrë telefonin. Unë besoj se dikush do i ketë marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Është jashtë çdo lloj imagjinate. Imagjinojeni këtë pyetje, ta bëjë kushdo qoftë në atë pozicion, në secilin nga vendet që është duke u përballur me këtë dhe në mes të një debati si ky që po bëjmë.
Që edhe ato momente tensioni mes nesh janë tregues i situatës në të cilën po kalojmë. Kurse tjetri është në autobus.
Më pas Eni Vasili lajmëroi se kryetari i opozitës, ka sjellë një sms ku shkruan se nuk ka dërguar mesazhe dhe se këtë mund ta ketë bërë propaganda e kundërshtarëve.
Eni Vasili: Lulzim Basha më shkruan dhe thotë: “Nuk kam çuar mesazh dhe në fakt as nuk po e ndiqja. Herë tjetër të lutem kontrollo zyrat e propagandës së qeverisë, për këto mashtrime dhe dezinformime, duke shkelur çdo ligj dhe normë”. Okej, nuk e di se si ky mesazh ka përfunduar në celularin tim.
Ndërkohë më poshtë është edhe mesazhi i publikuar në emision nga Vasili, ku fare mirë shihen dhe mesazhet e mëparshme që janë shkëmbyer mes tyre, nuk dimë të themi nëse ky ishte një lapsus i gazetares, që e lexoi sms me zë, apo dikush ka punuar fare mirë, për të nxjerrë keq kreun e opozitës.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post