17:09 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A mund të qendrojë Besnik Muçi pas shkarkimit nga KPA në Kushtetuese? Balla jep përgjigjen e prerë

11:50 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush don le ta mbajë fjalën”, Taulant Balla: Komisionin e Venecias duhet ta dëgjojmë të gjithë

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e dhënë nga KPA për shkarkimin e Besnik Muçit, pavarësisht se ai është tashmë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Së pari asnjë përfaqësues i ps nuk ka komentuar dhe nuk do komentojë vendimet e KPK dhe KPA, janë të autoriteteve kushtetuese të cilat tashmë nuk kanë asnjë lloj ndikimi dhe atakimi politik. 

Politika mjaft ka mbajtur peng deri në draftingun e reformës në drejtësi dhe politikanët duhet të heshtin sa herë që institucionet pastrojnë drejtësinë nga elementët që nuk kanë besimin te publike dhe sa herë që faktojnë që kanë lidhje me botën kriminale

Nuk ka më që të jesh anëtar i Gjykatës Kushtetuese pasi je shkarkuar nga Vetingu, kjo do ta bënte antikushtetuese. Kjo është çështje që u takon institucioneve. Qytetarët e kanë mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi dhe çdo përpjekje për ta penguar atë, qoftë dhe nga presidenti, do të përballet me ligjin”, u shpreh Balla para gazetarëve.

Pavarësisht se Kolegji i Posatshëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij si prokuror, dhe përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Besnik Muçi, anëtari i Gjykatës Kushtetuese i sfidoi hapur këto organe, duke u kthyer sot në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Muçi e tha qartë se KPA nuk ka rol vendimarrës mbi një anëtar që është betuar te presidenti dhe ka nisur punën në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që procesin ndaj tij e quajti politik, ndërsa një nga më mëkatet më të mëdha të kryera ndaj tij, cilësoi atë të presidenit Meta që e emëroi në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca ka reaguar lidhur me vendimin e dhënë nga KPA, për të shkarkuar Besnik Muçin.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”

Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka marrë vendimin për Besnik Muçin, duke e shkarkuar atë nga detyra, që më herët ishte dekretuar nga ana e presidentit Meta si anëtar për Gjykatën Kushtetuese.

Muçi ka qenë i pranishëm sot në seancë, ku është njohur me vendimin e dhënë nga KPA, pas ankimimit të bërë nga ana e Komisionerit Publik.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda e kishte kaluar Vetingun në shkallën e parë, po ky vendim i sotëm duket se e komplikon edhe më shumë situatën në Gjykatën Kushtetuese.

“KP pretendon se në lidhje me figurën, fakti që ka qenë i përfshirë me persona që kanë disponuar armë zjarri, dhe blerjen e apartamentit, favoret për pagesën e tij, dhe deklarimet e pavërteta të Muçit, dhe për këtë duhet shkarkuar. Sipas trupit gjykues, subjekti ka prishur besimin e publikut. Këto mjaftojnë të konsiderohet se Muçi nuk mund të gëzoj besimin e Muçit për të qëndruar në detyrë”, tha KPA në vendimin e dhënë për Muçin.

Nuk dihet tashmë se cili do të jetë interpretimi ligjor për Muçin, dhe nëse ai do të vijojë të qendrojë si gjyqtar i Kushtetueses, pavarësisht se u shkarkua si prokuror, që detyrimisht e përjashton për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: besnik mucimuci balla
Pas

“Ilir Meta më kandidoi në Kushtetuese, Dvorani më…”, zbërthehet Muçi: Këto janë mëkatet e mia

Para

“Gati të nxjerrim bisedën telefonike”, presidenca zbardh çfarë diskutoi Meta me Palmer (Kërkesa për ambasadën e SHBA-së)

Para
Rrëzimi i dekreteve, reagon zëdhënësi i Presidentit: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg

“Gati të nxjerrim bisedën telefonike”, presidenca zbardh çfarë diskutoi Meta me Palmer (Kërkesa për ambasadën e SHBA-së)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

Lapaj letër KQZ: ‘Lista e mbyllur’ u dorëhoq nga kandidimi, s’mund të kërkojnë tani mandat! Deputeti I përket listës së hapur

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.