Një prej pyetjeve të bëra drejt kancelares gjermane Angela Merkel ishte ajo në lidhje me ecurinë e Procesit të Berlinit, pra për të parë sesi kancelarja e konsideron këtë proces si dështim apo sukses.
Në përgjigjie të kësaj pyetje, Merkel tha se procesi nuk mund të quhet dështim pasi ka pasur shumë ndryshime të mëdha karahasuar me kohë përpara se të fillonte ky proces.
Ndërsa më tej, Merkel kritikoi edhe BE-në duke thënë se nuk kishte ecur mjaftueshëm përsa i përket procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Angela Merkel
Jo në fakt nuk e konsiderojmë si të tillë. Nuk mund të themi se ka përfudnuar ndërtimi i autostradave të përcaktuara. Por nuk mund të themi se nuk ka ndodhur asgjë. Sa i përket organizatave civile jam takuar me përfaqësues që me kanë treguar sesi ka ndryshuar. Duke pasur parasysh se nuk ka pasur shkëmbime mes vendeve tuaja , shumë gjëra kanë ndryshuar prej qëkur Vuçiç dhe Rama janë takuar. Gjithashtu edhe BE nuk është treguar shumë i shpejtë në procesin e integrimit.
(B.V/Faxweb.al)