Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani në një intervistë në ‘Oktapod’ ka dhënë detaje të reja në lidhje me përshkallëzimin e protestës së opozitës.
I pyetur nga gazetari Hyskaj në lidhje me ligjin dhe c’parashikon ai në rast se opozita dhe PD-ja nuk marrin pjesë në zgjedhje Ristani u shpreh se votime mund të bëhen po zgjedhje jo.
‘’Votime sigurisht që mund të ketë, zgjedhje nuk ka për të pasur. Teknikisht Partitë Politike ulen dhe bisedojnë. Në qoftë se ne nuk marrim pjesë zgjedhje nuk ka. Shqipëria po kalon një moment shumë të keq, droga sot po mbillet nëpër pallate, nëpër tunele, në laboratore, në një gjendje të tillë nuk mund të ketë zgjedhje.
Të gjitha skenaret demokratike janë të mundshme. Ne do të përdorim disa forma rezistence. Në kushte laboratorike zgjedhjet bëhen. Sipas ligjit anëtari jonë i katërt mund të zëvendësohet’’, shprehet Nishani.
Ndërkohë që duke iu referuar qeverisë teknike deputeti u shpreh se asaj do t’i duhen të paktën 100 ditë pra rreth 3 muaj në mënyrë që të përgatisë vendin për zgjedhje.
Ashtu si e përmendëm dhe më parë të hënën protesta e opozitës do të përshkallëzohet në disa qytete të tjera të vendit dhe rrugë të Tiranës. (E.K/SHUPLAKA)