03:02 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A mund ti thuash derrit dajë?! Si të leverdis më mirë?

09:54 | 05/05/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“Komunikim tejet i varfër në parlament, këta aktorë ia arrijnë qëllimit, largimin e qytetarëve nga mejhanet e tyre”

Nga Jeta Toçila

Sa herë jemi përballur me njerëz që makinat, orët apo kostumet janë gjërat më me vlerë që kanë, (llogaritur këtu si gjë edhe qënien e tyre) ! Sa herë jemi përballur me njerëz që sapo hapin gojën për të folur, kuptojmë se nga vijnë e ç’jetë kanë bërë! Kjo, jo në sensin e prejardhjes krahinore, por në kuptimin e rritjes së tyre si njerëz. Sa herë jemi përballur me njerëz që sapo i kemi njohur jemi dakordësuar të duam më shumë kafshët! 

Kur këta njerëz i has në shkollë, ti zgjedh t’u largohesh e të mos shoqërohesh, kur i ke në punë ose të çon halli në derë të tyre, do i thuash derrit dajë ose do zgjedhësh variantin majë më majë…!
Thuaj derrit dajë, po deshe që jeta mos të të kthehet në ferr, që mos të të neveritet puna e mos të zgjohesh mëngjeseve me përtesë, duke u kujtuar se një koleg/e do çirret me gishtat në vesh. 
Ose, mos i thuaj po deshe të mbetesh sporteleve ose sallave të pritjes për një copë letër, duke numëruar orët e ankthit apo stresit të krijuar nga derri që të intimidon vazhdimisht sepse je hallexhi apo sepse je një femër, apo sepse je një djalosh i ri, i ndrojtur, pa portofol. 
 Mos i thuaj dajë po deshe, derrit shef, që mos të përfundosh në listën e zezë të hakmarrjes, apo të fluturosh nga puna edhe nëse ke status.

Nuk të mbron as DAP-i, ai institucioni i marionetave dhe pazareve të rrushit dhe kumbullave. Edhe aty ka ndonjë derr apo dosë, të zhytyr në llucë duke u kënaqur në ekstazë. Kudo ka derra që intimidojnë, manipulojnë ose kontrollojnë të tjerët për të arritur qëllimin e tyre. Derra që u mungon sensi i së drejtës dhe ndershmëria, që manipulojnë ose terrorizojnë punonjësit që kanë në varësi. Derra që përdorin gjuhë dhe fjalor të ndyrë, pa bërë dallime gjinore apo statusi. Derra që ndihen të sigurt se gjuha që përdorin nuk do ti penalizojë, përderisa sharjet kudo janë kthyer në normë. Derra apo dosa që shfaqen arrogantë e prepotentë korridoreve dhe madje gëzojnë kur dikush i përshëndet i pari, sepse ky është tregues i hierarkisë. Derra të panginjur, me brekë apo brekëgrisur, të martuar apo jo, aktivë apo impotentë, që lypin sex apo para ndaj çdokujt që i troket në derë në këmbim të një favori. Derra që mirësjelljen apo mirënjohjen e marrin si miklim…

Kudo gjenden derra që i besojnë sloganit të derrave të Orwell-it se “Disa kafshë janë shumë më të barabarta se të tjerat”, në këtë Shqipërinë tonë të mjerë me aristokraci të përmjerë.

Mendohu pak: Nëse derri është një specialist te legalizimet që të zvarrit procedurat vetëm për të të zhvatur disa para, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse është një polic që të ndalon në mënyrë të padrejtë në rrugë dhe të kërcënon me ndalim të lejes së qarkullimit, vetëm për të të zhvatur ndonjë lek, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse është një mjek që të neglizhon duke thyer edhe betimin e Hipokratit, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse është një gjyqtar apo prokuror që të mat kokën me pé, edhe kur je viktimë apo ke të drejtë, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse është një cop sekretari në administratë dhe u premton njerëzve që do ti rregullojë ndonjë punë, kur në fakt ka çelsat e kashtës në dorë, çfarë mund ti thuash, derr apo dajë?

Nëse është rastësisht një shef, me defiçensa të theksuara kulturale apo morale, në përpjekje për ti fshehur me arrogancë të stisur në sjellje me vartësit, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse e ke koleg që të mërzit çdo ditë me papërgjegjshmëri, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse është një mësues apo pedagog që të bën presion me kurse apo notë, çfarë mund ti thuash, derr apo dajë? Nëse e ke komshi që mezor merresh vesh, por ç’ti bësh kur je derë më derë, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? Nëse jeton në një qytet të ndotur e betonizuar, aq më tepër kur taksat dhe ankesat e tua s’bëjnë fajde, çfarë mund ti thuash autoriteteve, derr apo dajë? Nëse jeton në një vend ku fjala e lirë persekutohet e ndëshkohet, çfarë mund ti thuash derr apo dajë? 
Ty si të leverdis më mirë? A mund ti thuash derrit dajë ??

Etiketa: derriJeta Toçila
Pas

Olti Curri vjen me 10 këshilla sesi mos të përfundosh ‘’dele’’: Delet e vërteta janë plot gjallëri

Para

”Brahon dhe Legisin i ka përgjuar SHIKU”, Berisha përgjigjet menjëherë dhe tregon versionin e tij

Para
“Ilirin e mbajta unë gjallë, e ushqeja me bajame”,  Berisha publikon bisedën e Legisit me Brahon (AUDIO)

''Brahon dhe Legisin i ka përgjuar SHIKU'', Berisha përgjigjet menjëherë dhe tregon versionin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.