Moderatorja Dojna Mema është ndaluar nga policia ditën e sotme teksa qarkullonte me makinë në kryeqytet. Ajo e ka bërë vetë të ditur lajmin ndërsa, ndalimi kishte ndodhur pasi Dojna ishte futur gabim në një drejtim ku nuk lejohej.
Mirëpo, situata epike kishte ndodhur pikërisht kur moderatoren e kishte ndaluar polici. Për t’i ardhur në ndihmë Dojnës, një burrë rreth të 40-tave i kishte kërkuar policit ta falte, thjesht sepse ajo ishte femër.
“Situatë reale: Më ndalon polici se u futa gabim dhe një burrë tek të 40-tat, shumë seriozisht i thotë ‘Bëj sevap se gjynah, femër.’”- shkruan moderatorja.
Pavarësisht se zotëria në fjalë mund ta kishte pasur për mirë, nga ana tjetër është dukshëm nënvlerësimi që bën për figurën dhe aftësinë e femrës, thjesht për shkak të gjinisë.