Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga Fax Neës, në lidhje me izolimin e tij ndërkombëtar, pas shpalljes non grata nga SHBA.
Fax News iu referua mungesës së Berishës në festën e organizuar nga ambasada britanike në jubileun e Mbretëreshës Elizabeth, si dhe deklaratave të deputetëve gjermanë të CDU-së, që nuk mund të ketë bashkëpunim me PD-në, në rast se në krye të kësaj force politike do të jetë Berisha.
Kreu i PD tha se këtë betejë nuk e ka nisur me mbështetjen e askujt, përveçse të shqiptarëve.
A ndiheni i izoluar, kur pas SHBA dhe Gjermania dhe Britania e Madhe janë distancuar prej jush?
Përgjigja: Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje, të askujt, veç shqiptarëve. Çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj se jeni dëshmitarë të kësaj.
Në komunikimin e tij, Berisha iu bëri thirrje ndërkombëtarëve, që ti japin fund mbështetjes për qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij është një prej më të korruptuarave në botë. Berisha po ashtu foli dhe për hapjen e PD-së, për pjesëmarrjen e sa më shumë anëtarëve të rinj, dhe personaliteteve nga jeta publike.
(E.K/Faxweb.al)