Një orë para protestës së opozitës, një pjesë e mirë e deputetëve kanë mbërritur në sallën e Kuvendit, për të shmangur çdo përplasje me qytetarët.
Në seancën e sotme pritet të betohen dhe katër deputetët e rinj të Kuvendit, mes tyre dhe Ylli Shehu, i zgjedhur nga listat e LSI-së në qarkun e Tiranës. Në një prononcim për gazetarët, Shehu tha se nuk e ndjente veten si tradhëtar, dhe duhej që të përfaqësonte qytetarët e tij të cilët e kishin votuar edhe në zgjedhjet e 2013-tës.
“Po të ndihesha tradhëtar nuk do të isha sot këtu, nuk mund të tradhëtoj qindra qytetarë të Kamzës dhe të Paskuqanit që më kanë votuar, edhe në vitin 2013. Vota ime do të jetë në opozitë, nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së, që të di nëse do të më përjashtojnë nga grupi”, u shpreh Shehu me frymën që i mbahej para gazetarëve.
3 deputetët e tjerë që të betohen sot në Kuvend po nga listat e LSI-së janë Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi.
(E.K/FAXWEB.AL)