I pyetur në “Dritare me Rudinën” nëse ndjen sadopak përgjegjësi pë situatën e kanabisit në vend, kryeministri Rama u shpreh se kanabisi nuk është fenomen ekskluziv i qeverisjes së majtë madje tha se kur kanë ardhur në pushtet e kanë gjetur të mbjellur në të gjithë Shqipërinë.
“Unë dua t’ju kujtoj dicka që njerëzit e dinë. Hashashin nuk e solla unë. E gjetëm midis nesh, e gjetëm në formën e një republike autonome e më pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. C’rrënjosjen e konsideruseshme e kemi patur në themel. Nuk mund të pretendojmë që nuk do të mbillet asnjëherë në asnjë cep të Shqipërisë . Në drejtimin e Saimir Tahirit është shkarkuar 11% e trupës së policsë për lidhjet e tyre me trafikantë të drogës. Kjo ëshë pjesë e filozofisë së shtetit. Shteti duhet të luftojë brenda vetes njësoj sic bën jashtë tij”,- u shpreh Rama.
Unë di që ne jemi në koalicion, ka funksionuar më së miri për qëllimet e mëdha, çdo bashkëjetesë është e vështirë, nuk mund të jetë shëtitje në lëndinë. Të gjitha i merr era. Por ato që mbeten janë reformat. Kemi bërë në energji, arsim dhe shëndetësi. Ligji i pronës ka qenë historik, kemi një ligj që bën sens. Kemi reformuar thellësisht administrativisht Shqipërinë duke hequr një pjesë të madhe të korrupsionit”,- deklaroi Rama teksa u pyet mbi vazhdimësinë e koalicionit me LSI-në dhe marrëdhëniet me Metën. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post