Nevila Xhindi, Sekretare për Shoqërinë Civile në Partinë Demokratike ka shkruar në rrjetet sociale mbi shkarkimet në radhët e Policisë së Shtetit.
Ajo ka pyetur se si ka mundësi që u shkarkuan ata eksponentë të policisë që presupozohej të çonin vendin drejt zgjedhjeve.
“Shkarkohen në heshtje mafioze me shenja të forta pakënaqësie shefat e policisë!…po bash ato shefat e ” bravo çuna”! Asnjë shpjegim? A nuk do ishin këto shefat që do na çonin drejt zgjedhjeve?
A mos ishin këto që, që për interesat e shefave te tyre e lanë Shqipërinë peng në pazarin ndërkombëtar miliona eurosh të drogës?”,- shkruan Xhindi.
POSTIMI:
Iku Saimiri…dhe vapa e tij!
Shkarkohen në heshtje mafioze me shenja të forta pakënaqësie shefat e policisë!…po bash ato shefat e ” bravo çuna”!
Asnjë shpjegim?
A nuk do ishin këto shefat që do na çonin drejt zgjedhjeve?
A mos ishin këto që, që për interesat e shefave te tyre e lanë Shqipërinë peng në pazarin ndërkombëtar miliona eurosh të drogës?
A mos ishin këto që duartrokitnin dhe” qanin” duke e falenderuar Saimirin e kryepazareve kur u largua nga minister?
A nuk ishin këto që nën hundën e tyre bashkëpunuese nuk ndjenin gjë tek dilte era e laboratorëve të drogës?
A nuk ishin këto diku kuturu kur krimi përgjakte rrugët, tritoli zgjonte qytetin dhe bankat vidheshin ditën për diell?
A nuk ishin këto që në emër të pushtetit rilidas kërcënonin qytetarët me procedime penale e arrestime nëse mbeshtesnin protestën për zgjedhje të lira e të ndershme?
Ku janë vallë? Ç’ndodhi? Ku u prish pazari?
U tradhëtuat? Po me punën e mirë të ” bravo çunat” çdo bëhet?
Ka filluar vapa…avullim gjithandej!
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post