Minatorët po zhvillojnë një protestë ditën e sotme para ambjenteve të kryeministrisë për statusin e minatorit.
Ato shprehen se protestojnë për pensionet maksimale për shkak të vështirësisë së punës që kanë kryer në minierë. Gjithashtu minatorët kërcënojnë se nëse kryeministri Edi Rama nuk ju kthen një përgjigje brenda kësaj jave, do të përshkallëzojnë protestën e tyre dhe do të futen në grevë.
Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.
Ata kanë bërë të ditur do ti lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
“Akoma nuk u ngopët mo. Po është turp ne paguajmë taksa, cfarë bëhet këtu se na morët në qafë ju vraftë zoti ju vraftë. Jeni kthyer në banditë. Nuk u ngopët. Na prit në zyrë ose nxirre atë Mamicën këtu të vjeri të na marri. Në do të qendrojmë deri sa përfaqësuesja nga kryeministria të na japë përgjigje. Nëse nuk miratohet ditën e enjte statuti i minatorit, njoftojmë që ditën e të enjten do të jemi para paralamentit nuk ka më afat. Do te vijojme protesta çdo ditë.”- u shprehën ato.
(M.Q/Faxweb.al)