12:30 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A pagoi Rama biletë 10 mijë euro për të fluturuar në Mynih?/ Dritë-hijet e “Ismailit”, avioni i ‘Air Albania’ që do përdoret për shërbime private

19:37 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A pagoi Rama biletë 10 mijë euro për të fluturuar në Mynih?/ Dritë-hijet e “Ismailit”, avioni i ‘Air Albania’ që do përdoret për shërbime private

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga koha kur avioni VIP Airbus 319, me regjistër turk ka hyrë në territorin Shqiptar dhe ende nuk ka asnjë informacion zyrtar me statusin më të cilin ka hyrë në Shqipëri, dhe fluturimin qeveritar që ka bërë në datën 15 shkurt drejt Mynihut me kryeministrin Edi Rama në bord, në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbise Aleksandër Vuçic.

Fax News ka sigurur plane te brendshme të avionit VIP Air Bus 319. Nuk bëhet fjalë për avionin e loguar me ngjyrat e avionit shqiptar dhe me emrin Ismail, por për modelin zyrtar të këtij avioni, me të cilat dalin nga prodhimi.

Pavarësisht interesit për të ditur se pse ka hyrë ky avion dhe se kush do të mbulojë kostot e fluturimit, insitiucionet mbeten gojëkyçur për të dhënë informacion.

Burime të Fax News shprehen për gazetaren Mirilda Tili se Avioni Ismail është pjesë e flotës së Air Albania dhe do të jetë për shërbime private. Pra kushdo që do të kërkojë të bëjë fluturime të tilla mund  ta marrë me qera.

Por ky pretendim bie poshtë nga ekspertët e avionit civil si dhe nga ana e ICAO, Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, e cila shpjegon qartësisht se një avion që lëshohet me qera nga një kompani duhet të jetë e regjistruar tek certifikata e operimit ajror, ajo që njihet si AOC. Vetëm në këto kushte, Air Albania mund ta lëshojë me qera një avion të tillë.

Por çfarë ndodh, Avioni Ismail, jo vetëm që nuk është i regjistruar si pjesë e flotës së Air Albania, por ai ka një regjistër turk. Madje jo të Turkish Airline, e  cila është aksionare ne Air Albania, por e regjistrit të forcave ajrore turke. Nga ana tjetër, burime të sigurta pranë Autoruitetit të Aviacionti Civil, shprehen se ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga kompania Air Albania për të regjistruar këtë avion si pjesë e flotës së saj. Kjo procedurë kërkon  më pak se një muaj që të realizohet.

Nëse është e vertetë që kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Mynihut, Gjermani, me këtë avion si pjesë e flotës së Air Albania, atëhere qartësisht janë shkelur të gjitha rregullat. Pra kryminsitri ka udhëtuar me një taksi të palicencuar. Nga ana tjetër kush i ka paguar kostot? Avioni Air bus VIP, 319, sipas ekspertëve, për 3 orë fluturim vajtje ardhje, kushton minimalisht 10 000 euro.

Nëse Air Albania e jep këtë avion për shërbime private, sipas ICAO-s është shërbim abuziv. Me këtë rast lind pyetja, a është ky avion subjekt i KÇK-së dhe tjetra, pse opozita nuk ka bërë asnjë reagim për këtë avion që ka hyrë në datën 9 shkurt në aeroportin e rinasit dhe ka udhëtuar vetem një here deri më tani, dhe vazhdon të jetë në parkim?

Pas

DETAJE/ Po ngrohte gjellën, shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 persona (VIDEO)

Para

Greva e naftëtarëve, reagon Basha: Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale

Para
Greva e naftëtarëve, reagon Basha: Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale

Greva e naftëtarëve, reagon Basha: Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish edhe tentativa e 17 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë”! Batutat e Ramës: Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm…

“Trumpin e shpëtoi Zoti sepse ka një plan edhe për Evropën”, Rama: Epokë e artë edhe për ne

Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama: Këtu ju trajtojmë si Perëndi, shtëpia jonë është e mikut dhe Zotit

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, lihet në burg vëzhguesi i kandidatit të PS

‘Të gëzuar dhe të tmerruar nga progresi që Shqipëria ka arritur”, Rama: Kemi bërë një rrugë të gjatë, jetojmë në kohë të ndërlikuara

Elbasan/Finalizohet operacioni “Shënkolli”, arrestohet 30-vjeçari që vodhi automjetin në lagjen Shënkoll

Shkodër/ Digjen 3 automjete dhe një zyrë pune në pronësi të një 32-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.