Ekziston mundësia që Lëvizja Socialiste për Integrim të garojë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit. Të paktën kështu ka lënë të kuptohej Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ka lëshuar deklarata të forta sot në emisionin “Në Studio” të “Ora News” ministri u shpreh se strukturat e PS-së nuk shohin më si kundërshtar PD-në por pikërisht LSI-në.
“Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat, me simpatizantë të PS, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti involvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde.”, u shpreh Koka.
Deklaratat e forta të Ministrit Lefter Koka kanë prekur edhe Kryebashkiakun aktual të Durrësit Vangjush Dako, që sipas tij, po u dikton punonjësve të policisë se “LSI është kundërshtari që duhet luftuar”.
“Vangjush Dako i thotë policisë ‘harrojeni PD-në, kundërshtar kemi LSI-në’, tha Koka duke shtuar se “këto informacione më kanë ardhur nga elementë brenda strukturës së policisë së Durrësit”.
Me këto deklarata, ministri la të kuptohej se LSI mund të kandidonte edhe e vetme në këto zgjedhje.
“Meta do t’i bindet vullnetit të qytetarëve, LSI është një forcë konkuruese dhe do të fitojë dimensionin e saj. Nëse LSI do fitojë… Nuk do ta konsideroja si një krizë, nëqoftëse koalicioni nuk do të funksionojë, do të ndihmojmë njëri-tjetrin qoftë edhe duke gabuar.”, përforcon Koka idenë e një LSI-je të vetme. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post