18:54 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A pastrohen para të pista nga bankat? Pyetja e Spartak Brahos zë ngushtë drejtorin

12:32 | 12/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A pastrohen para të pista nga bankat? Pyetja e Spartak Brahos zë ngushtë drejtorin

Në Komisionin e Sigurisë në Kuvend është zhvilluar sot një seancë dëgjimore me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Drejtori Arlind Gjokutaj është shprehurse ka pasur një rritje të volumit të rasteve të dyshimta për vitin që lamë pas, ndërsa thotë se ka pasur një përshtatje të legjislacionit me vendet europioane.

Lidhur me pyetjen e deputetit Spartak Braho nëse ka përfshirje të bankave në pastrimin e parave, Gjokutaj tha se nuk kanë hasur në raste të tilla, pasi kjo kërkon që të faktohet.

”Pak kontradikore përgjigjia se ju thoni pastrohen para por s’kemi banka të përfshira”, u shpreh Braho.

”Thashë që pastrohen, bankat mund të shërbejnë si kanal. Por që të quhet pastrim duhet të hyjë në kanalet zyrtare. Bankat mund të përdoren po s’kemi të dhëna që këto veprime bëhen me dijeninë e bankës”, tha Gjokutaj.

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Gjokutaj: Viti 2018 ka qenë intensiv. Ka pasur rritje volumi të rasteve të dyshimta. Procesi i vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti Manival. Drejtoria ka pasur rol udhëheqës në këtë process, i cili zgjati për dy vite.

Në rang të vlerësimit për përputhjen e legjislacionit rezulton që 10 nga rekomandimet janë përmbushur vetem pjeserisht nga 40 që janë në total. Jemi vendi i dytë në botë që rezultojmë me efekte subtancial nga 50 vende sa i perket parandalimit.

Regjistri i llogarive bankare dhe regjistri i pronareve perfitues dhe do te ngrihen do luajnë rol të rëndësishëm. Gjatë 2018-tës janë nxjerrë 24 urdhra bllokimi për 5.4 milionë euro. Janë sekuestruar dhe 5 milionë euro në pasuri të palujtshme. 32.2 milionë euro pasuri të patundshme dhe para të dyshimta janë sektuestruar. Janë kryer verifikime për 2500 persona pas kërkesave të policisë. Ka pasur rritje të verifikimit për pasurinë e personave.

Rezulton që gjatë 2018 nga drejtoria e tatimeve janë rikuperuar 34.4 milione lekë nga informacionet që ka dërguar drejtoria jonë. Gjykojmë që duhet të forcohet më shumë mbikqyrja dhe duhet nxitje bashkëpunimi. Kemi shkëmbyer informacion me drejtoritë e inteligjencës me homologët. Gjatë 2018 ka rritje me 10 perqind të rasteve të dyshimta, ka rritje me 6 përqind të inspektimeve nga drejtoria jonë. 60 përqind e inspektimeve janë në distancë, janë inspektuar 48 notërë. Buxheti i drejtorisë sonë arriti vlerën 17. 5 milionë për investime

Vorpsi: Tabela që i referohet vitit 2013-2018, shikon ulje per referimet ne prokurori. Arsye pse?

Gjokutaj: Ka pasur një rënie sepse ne si njësi inteligjencie e kemi bashkepunimin kryesor me policinë. Ka rënie sepse kemi dashur që të kemi informacion të thelluar. Sepse rastet qe shkonin per gjykim ishte 6,7. Pra kemi dashur që të kemi sa më shumë infomacione të plotë që rasti të ketë sukses.

Antoneta Dhima: A janë të mjaftueshme dhe të trajnuara burimet që ju keni?

Gjokutaj: Stafi është i kualifikuar por kemi nevojë për shtesë punonjesish në rradhët e inspektimit

Xhemal Qefalia: Kemi rënie të numrit të bllokimeve. Sa prej bllokimeve kanë qenë të sakta dhe nuk është bërë ankimim dhe sa prej tyre janë zhbllokuar me vendim gjykate?

Gjokutaj: Sa i përket bllokimeve ka një rënie të bllokimeve në numër por duhet theksuar që urdhërat e bllokimit jepen në raste emergjence. Ajo që ne bejmë është gjurmimi i llogarive.

Spartak Braho: A pastrohen para në Shqipëri apo jo? keni ndonje indicie? Sa njerëz janë dënuar në Shqipëri për pastrim parash?

Gjokutaj: Nuk ka ndonjë vend në botë ku nuk pastrohen paratë. Është një çështje që është e vështirë që një vend të jetë i mbrojtur. Është një proces që do vijojë po për autoritet është e rëndëishme të dinë risqet dhe kemi për detyre qe ti parandalojmë. Nëse do kishim indicie për një banke që pastron para ne do kishim ndërhyrë. Nuk kam info për banka të përfshira në pastrim parash. Nuk i kemi ende të gjitha shifrat por nga 31 raste që mund të jenë konstatuar rreth 25 janë dënuar në gjykate. Po ende nuk kemi shifrat e plota.

Spartak Braho: Pak kontradikore përgjigjia se ju thoni pastrohen para por s’kemi banka të përfshira

Gjokutaj: Thashë që pastrohen, bankat mund të shërbejnë si kanal. Por që të quhet pastrim duhet të hyjë në kanalet zyrtare. Bankat mund të përdoren po s’kemi të dhëna që këto veprime bëhen me dijeninë e bankës.

Ermonela Felaj: Ka një investigim për një lobim nga ana e Partisë Demokratike, dhe është bërë pagesa nga shoqëri që janë të lidhura edhe me parajsa fiskale. Nëse ju do tu kërkohej nga Prokuroria, do kishit mundësi të lidheshit me partnerët dhe të merrnin informacione për këtë çështje?

Gjokutaj: Sa i përket hetimit, mund të them që duke qënë një investigim nga Prokuroria për çdo rast i jemi përgjigjur

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arlind gjokutajpastrimim i paravespartak braho
Pas

Nard Ndoka ironizon ministrin Lleshaj: Kujdes me emrin se fytyrën….

Para

Gent Cakaj më optimisti në radhët e qeverisë: Në qershor BE do të na japë dritën jeshile

Para
“Rinia u quajt faj”, Cakaj gjatë fjalës pas delegimit të detyrës: Kam kohën dëshmitare për punën time

Gent Cakaj më optimisti në radhët e qeverisë: Në qershor BE do të na japë dritën jeshile

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.