Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga protesta e opozitës se 30 Qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës. Basha tha se aleanca e qytetarëve do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve fars. Kreu i opozitës tha se dy kushtet e panegociueshme janë largimi i Edi Ramës dhe nxjerrja nga burgu e protestuesve të opozitës.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit.
Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drjetësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi.
Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.
1.Largimin e Edi Ramës.
- Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.
Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqitparëve.
Dua t’ju falënderoj nga zemra që iu përgjigjet thirrjes time për të dalë në protestë, burra dhe gra me fëmijë për dore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit europian të Shqipërisë dhe bandës më anti-europiane, më anti-amerikane, më anti-perëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte në zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike në këtë shesh të lirisë, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Rama ik
Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë.
Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik. Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi. Sot ju them me përgjegjëësi të plotë se tiktaku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Pernëdimit.