Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e pyetur për punën e paraadhësit të saj Adriatik Llalla, tha se kisdhte po atë mendim që kishin dhe qytetarët dhe se nuk e konsideronte me vend që të komentonte punën e tij pasi e ka vlerësuar publiku.
“Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë saqë nuk e gjej me vend të përsëris asgjë”
Ndërsa në lidhje me vendimin e Ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për Adriatik Llallën ku për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla thuhej se ishte i përfshirë në raste korrupsioni, Marku tha se ishte ndjerë shumë keq.
“Jam ndjerë shumë e keq është një vednim i rëndë’, tha ajo në emisionin “Real Story”.
E pyetur nëse po hetonte për Lallën, Marku u shpreh se Depërtamenti Amerikan i Shtetit është treguar i gatshëm për të dhënë ndihmë për hetime në raste të tilla, përfshirë edhe këtë rast, ndërsa shtoi se Prokuroria ka marrë përsipër detyrat e saj ligjore.
“Departamenti amerika i shtetit është treguar i gatshëm, edhe për rastin konkret është treguar i gatshëm.
Prokuroria ka matrë përsipër përgjegjësitë e veta të marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon kushtetuat dhe ligji”, tha ajo. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post