Tetori njihet si muaji që rikthen në ekran një nga emisionet më të dashura të humorit, ‘’Portokallinë”.
Edhe pse me kalimin e viteve plot rivalë, në format të ngjashëm me të kanë dalë në ekrane të tjera mund të themi pa rezerva se aktorët e ‘’Portokallisë” renditet ndër më të njohurit.
Po duket se në këtë vit dhe sezon të ri që pritet të nisë punët nuk janë aspak mirë. 4 prej aktorëve meshkuj më me peshë nuk do të jenë më pjesë e këtij emisioni.
2 prej tyre e kanë konfirmuar që nuk do të jenë ndërsa dy të tjerët janë pothuajse të sigurt. Bes Kallaku dhe Erion Isai ka ditë që e kanë bërë të qartë ndërprerjen e marrëdhënieve me emisionin, ndërsa Gaz Paja ka deklaruar pak kohë më parë se nëse nuk gjen një rol të ri nuk do të jetë më pjesë e grupit.
Ndërsa dje emri i Florjan Binajt që sipas ‘’Blitz” nuk do të jetë më pjesë e ‘’Portokalli” shkaktoi një shok të vërtetë. A do të jetë më si më parë pa katër nga aktorët që më shumë se me emrat e tyre identifikohen me rolet?!
Ndoshta jo, ndoshta edhe ngjitja në skenë për shumë vite me rradhë është një cikël që një ditë do të ketë dhe fund.
Po ç’do të bëjë secili prej tyre pas ‘’Portokallisë”:
Erion Isai, do të merret me politikë. Edhe në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të Qershorit ai ishte mjaft aktiv në krah të deputetes Elisa Spiropali në zonën e Kolonjës.
Bes Kallakun e pret një sfidë e re ajo e aventurës në skenat italianë. ‘’Zeling” do të jetë emisioni që synon Besi, e nëse s’mundet që të fitojë audicionet, padyshim që muzika do të jetë streha e tij e dytë.
Gaz Paja, ashtu siç e thamë edhe më sipër nëse nuk gjen një rol të ri do të fokusohet te puna e tij në teatër. Mesa dimë ai ka dhe një biznes në jug të vendit, kështu që do bëjë si do bëjë.
Florian Binaj, do të donim shumë që lajmi mbi largimin e tij të mos ishte i vërtetë, po edhe nëse është Flori do të ketë plot angazhime të reja në të ardhmen.
Sesi do të duket ekrani pa ta na mbetet të presim dhe të shohim fillimin e sezonit të ri… (E.K/SHUPLAKA)