Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga koronavirusi, Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.
Sipas kreut të Doganave, Gjon Bardhi, shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave.
“Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet”, deklaron Bardhi.
DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE, Z. GJON BARDHI
Përshëndetje të gjithëve,
Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga corona virusi, ju bëj me dije se Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.
Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.
Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.
Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera.
Më lejoni që të ritheksoj, se cdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë.
Shëndeti i pari!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
(F.GJ/FAXWEB.AL)