Vettingu që do të shërbejë për hetimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga çështjet më të diskutuara në vendin tonë kohët e fundit. Me një socialistët që e bëjnë zbatimin e tij jetike për vendin dhe demokratët që thonë se ky do të jetë një tjetër hap i qeverisë që të shtiejë në dorë edhe sistemin e drejtësisë.
Mesa duket në këtë process ka ‘’ndërhyrë’’ edhe ministri i Shëndetësisë Beqaj. Një nga kompanitë fituese dyshohet të jetë në pronësi të fshehtë të tij.
Fastech, është kompania fituese e tenderit për “blerje të sistemit elektronik votimi” për zbatimin e vetingut, i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Të dhënat janë siguruar nga SYRI.net.
Fastech është kompania e denoncuar vitin e kaluar nga Partia Demokratike, sipas së cilës Intech Plus, e fshehur pas Fastech, ka marrë 320 milionë lekë nga Ministria e Jashtme. Sipas deklaratave të PD-së Intech ishte e krijuar nga Ilir Beqaj, por ky i fundit deklaroi se i ka shitur aksionet por pa deklaruar vlerën e tyre. Intech dhe Fastech, në fillim të vitit 2016 kanë krijuar një bashkim operatorësh.
E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, deklarohej nga PD-ja. (E.K/SHUPLAKA)